Postuar më:17/05/2018

Zyrtarët e lartë në Firenze: “Shqiptarët, pjesë e jona”

majko1 3

Raportet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë dhe roli i rëndësishëm që kanë emigrantët shqiptarët në shtetin fqinjë, ishin në qendër të diskutimeve që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën me Presidentin e Këshillit Rajonal të Toscana-s z.Eugenio Giani dhe Kryetarin e Bashkisë së Firenze-s, z. Dario Nardella. Duke theksuar se Shqipëria është një prej vendeve më të afërta me Italinë sa i përket kulturës, z.Giani përmendi aftësitë e shumë prej përfaqësuesëve të komunitetit shqiptar atje.
“Kam njohur shqiptarë që erdhën këtu pa asgjë dhe ngritën sipërmarrje nga më të suksesshmet. Shqipërinë e shoh si mrekullinë evropiane të 30 viteve të fundit.”, ishin fjalët e Presidentit të Rajonit, i cili u ndal tek rasti i një të riu shqiptar, drejtues i parlamentit të studentëve dhe pjesë e politikës.
“Rastet e shqiptarëve që janë bërë pjesë e jona, janë me dhjetëra. Presidenti i parlamentit studentor në Këshillin Rajonal të të rinjve, është shqiptar. Ai është një i ri shumë i zoti dhe mendoj se do të ndërtojë një karrierë të shkëlqyer politike”, tha z.Giani.

majko2 3

majko3 3

Në të njëjtën frymë të raporteve të mira fqinjësore u zhvillua edhe takimi me Kryebashkiakun e qytetit të Firenze-s. Gjatë bisedës u fol për investimet që sipërmarrje të shumta në Firenze, planifikojnë të bëjnë në Shqipëri dhe për projekte të bashkëpunimit kulturor. Z. Nardella tha se komuniteti shqiptar në Firenze, ku bëjnë pjesë rreth 5500 persona, është shumë i rëndësishëm.

 

majko4 3
“Siç e dini z. Minstër, jemi të përkushtuar të ndihmojmë shqiptarët që punojnë këtu, që respektojnë rregullat e që japin një kontribut për komunitetin’, tha Kryetari i Bashkisë.
Ai u ndal gjithashtu tek projekti i autoriteteve për mësimin e gjuhëve të origjinës së fëmijëve, duke siguruar Ministrin se do të shohin me prioritet kërkesën e tij për zhvillimin e kurseve shqipe brenda shkollave.

Të rejat e fundit