Postuar më: 20/07/2018

Mbledhja e grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

9

Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Grupi parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” është një grup parlamentar shumëpartiak, i cili bashkëpunon ngushtë me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile për trajtimin e çështjeve të fëmijëve dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Çështja e regjistrimit të fëmijëve të lindur në emigracion përbën një aspekt të rëndësishëm të punës së Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.