Postuar më: 05/05/2019

Ministri në komunitetin shqiptar në Karakurt

Ministri u takua me pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Karakurt, Ukrainë në ditën e Shën Gjergjit, gjatë së cilës komuniteti nderon figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ministri i Shtetit për  Diasporën i dhuroi komunitetit abetare, libra për fëmijë në gjuhën shqipe si dhe kostume tradicionale në shenjë falenderimi për ruajtjen e shkëlqyer që i kanë bërë jo vetëm identitetit dhe kulturës shqiptare, por edhe vazhdimësisë së tyre.