Postuar më: 27/07/2018

Qeveria miraton vendimet për Qendrën e Botimeve dhe Qendrat Kulturore për Diasporën

Këshilli i Ministrave miratoi të enjten, dy vendime të rëndësishme të propozuara nga Ministri i Shtetit për Diasporën; atë ‘Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e qendrës së botimeve për diasporën’, dhe ‘Për krijimin, organizimin dhe funksionimin  e qendrave kulturore për diasporën’.

Qendra e Botimeve për Diasporën është përgjegjëse për botimin e teksteve që do t’i shërbejnë diasporës. Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën do të jetë ai që do të shqyrtojë kërkesat vjetore për botime, do të miratoje programet e botimeve e do të planifikojë shpërndarjen e teksteve të botuara nga qendra.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të beje me qendrat kulturore, të cilat kanë si mision ruajtjen, kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të diasporës dhe forcimin e lidhjeve të saj me institucionet e Republikës së Shqipërisë. Ato do të nxisin dhe zhvillojnë njohuri për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.
Më poshtë, dy vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave në datën 26.07.2018:

V E N D I M Nr.469, PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SË BOTIMEVE PËR DIASPORËN, datë 26.07.2018

V E N D I M Nr.470, PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRAVE KULTURORE PËR DIASPORËN, datë 26.07.2018