Postuar më: 30/04/2018

Tryeza e rrumbullakët “Mbi të drejtat e shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit”

3

Tryeza e rrumbullakët “Mbi të drejtat dhe liritë e shtetasve shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit” u organizua më nismë të Ministrit të Shtetit për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe nën kujdesin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij,  Ministri Majko u ndal tek nevoja e mundësimit të një qasje më të lehtë ndaj informacionit për shtetasit e privuar nga liria jashtë vendit, të cilët shpesh bëhen viktima të avokatëve të padobishëm vendas apo keqtrajtimeve, ndaj të cilave nuk kanë as ku të ankohen. Ai foli për rëndësinë e një koordinimi më të mirë me ambasadat dhe krijimin e një baze të dhënash me listën e avokatëve shqiptarë jashtë vendit, të disponueshëm për të ofruar ndihmë ligjore